FOTO/ E moshuara bëhet virale, fansat menduan se ishte Mbretëresha Elizabeth

Një e moshuar që ndodhej në festivalin “Glastonbury” është bërë virale pasi fansat e ngatërruan atë me mbretëreshën Elizabeth.

Publiku që ndiqte ngjarjen me famë botërore në televizion, nisi të bënte shaka për ngjashmërinë e madhe midis gruas së paidentifikuar dhe Madhërisë së saj.

Një fans i festivalit shkroi në “Twitter”:

“Mbretëresha është paraqitur në Glastonbury për të parë Robert Plant. Ky maskim nuk po e mashtron askënd”.

Mbretërorët u gëzuan këtë javë pasi panë Mbretëreshën duke kalëruar, nëntë muaj pasi asaj iu tha të hiqte dorë nga ky sport.

96-vjeçarja ka bërë kryesisht udhëtime të lehta kohëve të fundit, për shkak të moshës së saj.

Problemet e lëvizshmërisë e mbajtën atë pak larg nga festa e organizuar në nder të jubileut të saj 70-vjeçar të qeverisjes, por një burim i Kështjellës Windsor tha: “Mbretëresha ka shijuar përsëri qëndrimin në kalin e saj”.