‘Unë jam fansja juaj’/ Bora Zemani ka një mesazh emocionues për ndjekësit e saj

Fansat e Bora Zemanit i kanë treguar asaj se janë gjithmonë aty për të duke e përkrahur dhe duartrokitur në çdo projekt që ajo bën dhe në një nga këto dedikime nga fansat prezantuesja vendosi ta ndajë me të gjithë.
Mbështetësit e saj e surprizuan Borën duke i dedikuar një video teksa shprehnin dashurinë e madhe ndaj saj që në hapat e parë në televizon, kjo gjë e ka emocionuar prezantuesen e cila përpos videos që ka ndarë me të gjithë në ‘Instastory’ i ka dedikuar dhe fjalët më të ëmbla fansave të saj duke shkruar:

“Oh sa më preku kjo video. Mbështetja juaj është shpërblimi më i madh për mua!! Veç të tjerash ju kam dhe kaq të talentuar dhe duket në çdo foto apo video që më dedikoni! Ju e dini që ju shoh dhe kam gjithmonë buzëqeshje në fytyrë! Nuk e mendoja ndonjëherë që njerëz që nuk i njeh, mund të të japin kaq shumë forcë e dashuri! Ju jeni fansat e mi?! Jo, unë jam fansja juaj për dashurinë pa kushte që më jepni çdo ditë! Ju dua”.

Pavarësisht zërave, fjalëve, thashethemeve fansat e saj kanë shprehur një mbështetje të madhe për prezantuesen duke i treguar se janë aty për të ashtu sikurse e tregoi përmes kësaj video dedikimi ku Bora shihej e prekur nga veprimi i mbështetësve të saj.