FOTO/ Moti i javës që vjen, rriten temperaturat, shira në male

Temperaturat në Shqipëri pritet që të rriten gjatë javës që vjen.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, bën të ditur se mund të ketë reshje të dobëta shiu në zonat malore.

Parashikimi i motit për javën që vjen:

Vendi javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave ajrore të nxehta.

Këto masa do të sjellin orë të gjata me diell dhe rritje temperaturash veçanërisht në mesjavë.

Vranësirat e mesditës në male lokalisht do të sjellin shi të dobët.

Era do të fryjë nga juglindja e perëndimi e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në det i forcës 2 dhe 3 ballë.