E kërkon klubi i Superiores, Atanda shumë pranë rikthimit në Shqipëri

Egnatia ka nisur herët nga puna për sezonin e ardhshëm, duke afruar por edhe larguar lojtarë në merkato.

Së fundmi përflitet për një tjetër transferim në radhët e klubit rrogozhinas. Bëhet fjalë për Sodiq Atandën, i cili e njeh mirë kampionatin shqiptar pasi ka luajtur më parë për Partizanin, ku është shpallur dhe kampion.

Ky do ishte afrim i bujshëm në Rrogozhinë dhe për Atandën në Superiore.