Trump sulmon ‘armiqtë e vjetër’: Pse nuk hetohen lidhjet e Klintonëve me Rusinë?

Mes pyetjeve të vazhdueshme në lidhje me përfshirjen e bashkëpunëtorëve të tij me zyrtarët rusë gjatë fushatës , Presidenti Donald Trump ka ndërmarrë një sulm të ashpër ndaj komunitet hetues në Twitter të hënën në mbrëmje, duke përmendur armiqtë e tij të vjetër: Klintonët.

Në një serë postimesh, Trump vinte në pyetje veprimet e Komitetit të Inteligjencës , duke e pyetur pse nuk është duke zhvilluar një hetim ndaj ish-kandidates presidenciale demokrate dhe burrit të saj, ish-presidentit, Bill Clinton.

"Pse nuk është duke hetuar Komiteti i Inteligjencës  Billin dhe Hillarin mbi marrëveshjen që i dha uraniumin Rusisë, paratë ruse për fjalimet e Billit, falënderimet për Rusinë nga Hillari, apo kompaninë ruse të Podestas. Historia e lidhjeve mes Trump dhe Rusisë  është një mashtrim. #MAGA! " shkroi Trump në dy postime të njëpasnjëshme./SYRI.net/