Mediat amerikane: Udhëheqësit e G7-ës do të shpallin ndalimin e arit rus

Liderët e G7 kanë rënë dakord të shpallin një ndalim të importit të arit rus, i cili është burimi i dytë më i madh i të ardhurave nga eksporti për Moskën, pas energjisë.

Mediat amerikane thonë se Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden dhe homologët e tij të G7 do të bien dakord për një ndalim të importit të arit të ri nga Rusia ndërkohë që  zgjerojnë sanksionet kundër Moskës për luftën e saj kundër Ukrainës.

Parashikohet se Departamenti Amerikan i Thesarit do të nxjerrë një vendim për të ndaluar importin e arit të rus në SHBA të martën, gjë që do ta izolojë më tej Rusinë nga ekonomia globale duke penguar pjesëmarrjen e saj në tregun e arit.