Varfëri dhe mjerim në familjen Dervishaj/ Dy kryefamiljarët me probleme shëndetësore

Mjerim ekonomik, probleme shëndetësore dhe braktisje nga shteti, kështu mund të përshkruhet drama e 2 anëtarëve të familjes Dervishaj në Vlorë. Kastriot dhe Pranvera Dervishaj tregojnë mes dhimbjesh e lotësh problemet e tyre shëndetësore ndërsa kërkojnë nga kushdo që ka mundesi t'i ofrojnë ndihmë pasi jetojnë në kushte të mjerueshme.

SYRI TV

2 anëtarët e familjes Dervishaj në Vlorë, jetojnë në kushte të vështira ekonomike.

Mjerimi ka ardhur si pasojë e pamundësisë së çiftit të bashkëshortëve Dervishaj të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore dhe pavarësisht se kanë aplikuar disa herë për kemp deri më tani institucionet I kanë refuzuar.

Pranvera Dervishaj mes dhimbjesh e lotësh tregon të gjithë vështirësitë që I duhet të përballet çdo ditë.

69-vjeçarja apelon për ndihmë te kushdo që ka mundësi t'i ofrojë sadopak që të mund të mbijetojë pasi në këto kushte shpeshherë çifti i të moshuarve nuk mund të ushqehet e të blejë medikamentet e duhura.

Kastriot Dervishaj ka aplikuar dy herë për kempin eprorë, por në të dyja rastet është refuzuar pasi nuk plotëson kriteret e parashikuara në ligj. 

Si pensionistë nuk mund të marrin as mbështetje nga fondet e bashkisë së Vlorës pasi sistemi i ndihmave ekonomike i skualifikon. 

Numri i telefonit i familjes Dervishaj: 0692201902