Drekuan në një restorant në Radhimë, helmohen 5 persona, dërgohen me urgjencë në spital

Pesë persona të cilët po drekonin në një restorant në Radhimë të Vlorës janë helmuar.

Mësohet se ata janë paraqitur në spitalin e qytetit bregdetar me shenja helmimi.

Gjendja e tyre aktualisht raportohet e stabilizuar ndërsa kanë nisur verifikimet për rastin.