VIDEO/ Motori u nda në dysh pas përplasjes me betonieren, pamje nga aksidenti me vdekje

Një 40-vjeçar i apasionuar pas motorave të shpejtësisë, humbi jetën pasditen e kësaj të shtune në Tiranë. 

Në sgmentin e Unazës së Madhe, pranë Saukut, Erald Totilla goditi me motor pjesën e pasme të një betoniereje. 

Dyshohet se motori ka qenë me shpejtësi tej normave të lejuara. 

Pasojat në vendin e ngjarjes janë të frikshme. 

Motori është ndarë në dy pjesë pas përplasjes. 

40-vjeçari mbetii plagosur rëndë, por humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra.