FOTO/ I apasionuar pas motorëve, kush është 40-vjeçari që humbi jetën në aksident

Personi në foto është Erald Totilla, 40-vjeçari i cili humbi jetën pas një aksidenti me motor pasditen e kësaj të shtune.

Totilla, i apasionuar pas motorëve të shpejtë goditi nga pas një betoniere që drejtohej nga Astrit Halilaj.

Aksidenti ndodhi pranë Saukut ndërsa 40-vjeçari u dërgua në spital me plagë të rënda, të cilave nuk mundi t'i mbijetojë.