'Gjuha politike e Ramës, e padenjë për një shtetar, turpëron dhe ka kosto për vendin'

Nuk është hera e parë që komunikimi, fjalori dhe etika e Edi Rama, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është e padenjë dhe ordinere.

Gjuha politike e papranueshme e Ramës, e paprecedentë dhe e papërgjegjshme, si e asnjë kryeministri tjetër në Europë e përdorur në Samitin e BE-së si dhe sulmi i drejtpërdrejtë ndaj Bullgarisë, dëshmojnë një sërë problemesh thelbësore për figurën dhe qeverisjen e tij:

1. Rama, i klasifikuar nga politika, gazeta me influente ne Bruksel dhe Uashington si lideri më i dobët në Europë, është një politikan inferior, politikisht dhe intelektualisht, në rajon e më gjerë, i cili përpiqet të zëvendësoje mangësitë e mëdha, herë me veshje bizare për protokollet zyrtare dhe herë të tjera me sharje, etiketime dhe me palaçollëqet e nivelit më të ulët të përfaqësisë së një vendi anëtar në NATO.

2. Arroganca dhe injoranca e Ramës e nxjerr zhveshur nga kostumi politik dhe, siç e dimë të gjithë, ai nuk para e ka problem lakuriqësinë.

3. Ai dhe qeveria e tij, më të korruptuarit në Europë, janë të vetmit përgjegjës për JO-në e radhës nga BE-ja. Shqipëria përsëri nuk e mori dritën jeshile të anëtarësimit në Union dhe për këtë sigurisht që ka fajtorë. Këtë ai përpiqet të mbulojë duke tërhequr vëmendjen me gjëra të tjera.

4. Kreu i shtetit shqiptar, Kolumbisë së Europës, vendi ku qeveria nuk zhvillon zgjedhje të lira, ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga problematikat shkatërrimtare që ka sjellë në vend, duke bërë që mediat europiane dhe vendase të flasin për gjuhën e përdorur dhe jo arsyet reale përse Ramës iu refuzua për të treten herë hapja e negociatave

5. Bullgaria as që nuk do t’ia dijë për demagogjinë dhe katalogjet me piktura që Rama shpërndan nëpër takime lart e poshtë, prandaj edhe Ministria e Jashtme e Bullgarisë del me deklaratë publike kundër qëndrimeve të Ramës në Bruksel.

6. Përgjigja e pafre e Ramës ndaj Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, po me të njëjtën gjuhë të një diletanti e dështaku politik, tregon edhe njëherë se Rama ka për qëllim izolimin e Shqipërisë në Ballkanin e Putinit dhe jo hapjen e saj drejt BE.

7. Hipokrizia e Ramës shkon deri në pikën kulmore sa të flasë në "interes" të Kosovës ndërkohë që vëllazëron me Vuçiçin për projektin e tyre të "Ballkanit te Hapur idenë e rikthimit të ish Jugosllavisë nëpërmjet tij.

8. Rama është politikani më i paditur, me i dështuar në historinë e tranzicionit shqiptar, në fushën e diplomacisë dhe marrëdhënieve me jashtë.