Ajër, freski, frymëzim: Meta i fton të gjithë tek kanionet e jashtëzakonshme të Osumit

Presidenti ka publikuar dy fotografi të reja nga kanionet e mrekullueshme të Osumit dhe u ka bërë ftesë qytetarëve, t'i vizitojnë këto bukuri të jashtëzakonshme këtë verë. 

"Përshëndetje nga "Kolorado" e Zabërzanit në Skrapar, një destinacion i jashtëzakonshëm turistik, që nuk duhet lënë pa u vizituar, - shkruan Ilir Meta në Fb. - Ajër i pastër, freski, frymëzim i duhur nga ky monument natyror dhe shërbim me gjithçka bio, për të sfiduar të nxehtin e verës."