'Po vdes nga të qeshurit sot, paskan kapur një spiun! Këtu, që t'i japin në dorë të gjitha!'

Nga Artan Fuga. 

Po vdes me lotë nga të qeshurit, çfarë humori sot, e shtunë! Paskan kap thotë media një spiun, që jepte të dhëna në këmbim të një burse për çunin jashtë shtetit! Hahahahahaha! E paska pas dorën e rëndë, sa shumë ka kërkuar, maskarai!

Nga njëra anë Ballkan i Hapur, me vende mikeeeeee, çfarë mikesh seeeeee, shekullore, nga ana tjetër të rrethuar me armiq të jashtëm!

Ore vërtetë duhet rritur vigjilenca! Ky është spiuni! Paska qenë i rrezikshëm!

Na vdiq gazit media në këtë ditë vere! "Çelësi" - thonë! Uaaaaaaau, çfarë sekretesh donin aman! Këtu të japin në dorë të gjithë targat e makinave, rrogat, numrat e telefonit, gjithçka mo, për një akullore!

Ky është si ai që e kapën nazistët dhe i thoshin: Trego! Ai përplaste kokën në mur, dhe i thoshte vetes: A moj kokë, a, si nuk mban mend asgjë t'u tregosh këtyre!

Ky që nuk ka lekë, di sekrete? A më qafsh!  Hahahahahaha!
Do bursë për çunin? Na thuaj një sekret: Sa gjethe pemësh kanë rënë sot!

Spiunët e vërtetë hohoho kushedi ku hanë e pinë! Pa pseudonime fare mooo! Mjafton t'i shohësh në fytyrë dhe duken: Tip spiuni ky!