Garë e re bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë? Sistemi anti-raketor 'ndez' tensionet

 Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se vendosja e një sistemi anti-raketor amerikan në gadishullin korean ndez një garë të re armësh bërthamore, shkruan “The Independent”.

Agjencia e lajmeve “RIA” citoi gjithashtu ministrinë ruse që paralajmëronte se vendosja është projektuar për të sfiduar Rusinë dhe Kinën.

Deklarata thoshte se sipas Rusisë deri në vitin 2020, SHBA-ja do të ketë  më shumë se 1.000 raketa në dispozicionin e saj, të cilat do të jenë një kërcënim për kapacitetin bërthamor rus.

"Prania e sistemit global ABM ul pragun për përdorimin e armëve bërthamore, sepse i jep SHBA-së iluzionin e mosndëshkimit për përdorimin e armëve strategjike ofensive" tha Viktor Poznikhir, nënkryetari i shtabit të përgjithshëm rus

Ai tha se SHBA po zhvendos  sistemin anti—raketor nën pretekstin e përballjes me një kërcënim të perceptuar nga Koreja e Veriut dhe Irani, duke injoruar shqetësimet e Rusisë./SYRI.net/