VIDEO/ Policia i shtrin në rrugë që t'u vërë prangat, makina tenton të ikë: Një aksion policie në Astir

Pamje të publikuara në rrjetet sociale sot tregojnë policë me veshje civilë që kanë zhvilluar një aksion në Unazën e re afër Astirit në Tiranë në mbrëmje.

Policia i ka kërkuar të rinjve të dalin nga makina dhe të shtrihen në tokë, ndërkohë që një tjetër ka tentuar të ikë.

Nuk dihen hollësitë e këtij aksioni dhe cili ishte objektivi.