Të shtëna me armë në klubin më të madh të homoseksualëve në Oslo, ka të vdekur

Të paktën dy persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë në një klub natë të homoseksualëve në Oslo, Novergji, mëngjesin e sotëm, shkruan Reuters, i cili citon transmetuesin norvegjez publik NRK.

Të shtënat ndodhën në Londër Pub, e cila në faqen e internetit të saj e përshkruan veten si ‘vendi më i madh i homoskeksualëve dhe lesbikeve në Oslo’.

‘Pashë një burrë që mbërriti me një çantë, nxorri një armë dhe filloit të qëllonte’ tha një dëshmitar për mediat lokale.

Një i dyshuar u kapur aty pranë, por nuk dihet akoma se cili është motivi i sulmit.

Tre persona janë plagosur rëndë, u tha policia gazetarëve në vendngjarje.

Policia e përcaktoi misionin si njw incident PLIVO.

Një incident 'PLIVO' nënkupton 'dhunë të vazhdueshme kërcënuese për jetën'.

Ngjarja ka ndodhur vetëm para orë para se në Oslo të mbahet parada vjetore e Krenarisë.