Rama 'shkelmon' sërish të ardhmen e shqiptarëve, sulmon BE-në edhe në 'France24'

Kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria s’ka bërë progres të ngadaltë drejt Bashkimit Europian, por është BE që ka ngadalësuar përparimin drejt të ardhmes së saj. 

Këto deklarata, Rama i bëri në një intervistë për ‘France 24’ pas përfundimit të punimeve të samitit të Bashkimit Europian në Bruksel.

Kreu i qeverisë shqiptare i cili ka dështuar prej 10 vitesh për të përparuar në plotësimin e kushteve të BE-së, vijon me sulmet ndaj këtyre të fundit.

Gjuha e tij ka qenë mjaft e ashpër edhe një ditë më parë në Bruksel, ku përveç BE-së, sulmoi edhe Bullgarinë për veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke thënë se pengon procesin e integrimit.

Bullgaria ia vuri në dukje Ramës sot se gjuha e tij është fyese dhe nuk është komunikim prej një europiani. Rama po shkelmon dyert e BE-së, të cilat shqiptarët prej vitesh presin që të hapen për një të ardhme më të mirë.

Por e mira s’mund të vijë me një njeri të korruptuar në krye të qeverisë që nuk bën asnjë përparim drejt Europës.

E si të mos mjaftojnë këto deklarata, Rama shet edhe nismën ‘Open Balkan’ si një projekt për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Krah Vuçiç në daljet e fundit Rama ka treguar se ka një miqësi të ngushtë me Presidentin serb ndërsa analistët thonë se ka dyshime për negociata mes tyre me Rusinë. 

Po të njëjtët, thonë se Rama ka shitur çështjet kombëtare për interesa personale dhe për të ardhmen e shqiptarëve ka 10 vite që nuk mendon. Dukshëm Rama nuk e do BE-në, thjesht po bën 'show'. 

/M.Ç. - Syri.Net/