'Shqipëria në rrezik'/ Boçi thirrje për protestë: Temperaturat e zemërimit qytetar më të larta se të korrikut

Nënkryetari i PD Luçiano Boçi u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën e 7 korrikut.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Boçi deklaron se protesta është për të mirën e çdo kujt prej nesh.

“Shqipëria në rrezik! Temperaturat e zemërimit qytetar janë më të larta se temperarurat e korrikut!

Të bashkohemi kundër çdo padrejtësie në 7 korrik në Tiranë!

Të protestojmë për veten, për prindërit dhe fëmijët tanë”, shkruan Boçi.