Nesho: Vuçiç dhe Rama kërkojnë të mos jenë pjesë e BE-së! Duan të rikthejnë politikat e Titos në Ballkan

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, ish-diplomati Agim Nesho, ka folur për veton me kushtet e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut dhe ofendimet e Ramës për Sofjen.  

Nesho ka thënë se Aleksandër Vuçiç ashtu sikur edhe Rama kërkojnë të mos jenë pjesë e BE-së, pasi kanë kthyer vendet e tyre në kushtet e demokracive hibride, me tregues tepër të ulët si të funksionimit të shtetit ligjor, të rolit të opozitës si institucion me vlerë në ruajtjen e balancave të fuqive në vend, ashtu edhe të lirisë së mediave dhe kështu me radhë.

Sipas Neshos, e gjithë kjo që po bëhet është për ta distancuar edhe më shumë Ballkanin e Hapur nga BE.

Nesho: Aleksandër Vuçiç ashtu sikur edhe Rama kërkojnë të mos jenë pjesë e BE-së. Kjo nga vetë psikologjia e autokratëve të Ballakanit, të cilët kanë kthyer vendet e tyre në kushtet e demokracive hibride, me tregues tepër të ulët si të funksionimit të shtetit ligjor, të rolit të opozitës si institucion me vlerë në ruajtjen e balancave të fuqive në vend, ashtu edhe të lirisë së mediave dhe kështu me radhë. Ndihen shumë komfort, kanë bërë një strategji për Ballaknin e Hapur që në radhën e parë të krijojnë dominimin serb në rajon dhe në radhë të dytë të krijojnë komfort ndaj vetes së tyre dhe në të njëjtën kohë për të rikthyer politikën e Titos në një hapsirë të paangazhuar në Ballkanin Perëndimor. Gjë që duke kaluar të gjitha vijat e kuqe dhe duke prekur interesat jo vetëm kombëtare por edhe prespektivën e kombit tonë.  

Rama ka rënë në kurthin e tij ose pa dyshuar që kjo mund të jetë një pranim në heshtje të filozofisë së Vuçiçit që i krijon komfort pushtetit të Ramës.

E gjithë kjo që po bëhet është për ta distancuar edhe më shumë Ballkanin e Hapur nga BE.