VIDEO-SYRI TV/ Ndryshe nga Rama, Meta përgëzon Bullgarinë: Vend mik, ka mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Parlamenti bullgar votoi propozimin francez për Maqedoninë e Veriut, duke hequr kështu veton dhe duke i hapur rrugë nisjes së negociatave dhe me Shqipërinë.

Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, thekson Meta “hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona”.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta

Më në fund erdhi lajmi i shumëpritur nga Bullgaria mike, që ka qenë gjithmonë një mbështetëse e vendosur e procesit tonë të anëtarësimit.

Votimi nga Parlamenti bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, hapi rrugën për nisjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vendet tona.

Në pritje të lajmit tjetër nga mbledhja e Këshillit Europian, që vijon ende.