FOTO/ Ishulli 1.300 vjeçar në Siberi ‘turbullon’ Putin: Nuk kam parë kurrë diçka të tillë

Një kala e lashtë misterioze e quajtur “ Por-Bazhyn”  ka habitur pothuajse të gjithë njerëzit që kanë pasur fatin ta vizitojnë, mes të cilëve edhe Presidentin rus, Vladimir Putin.

Askush nuk është mjaft i sigurt se pse kalaja 1,300-vjeçare është ndërtuar në një ishull të largët siberian, e aq më pak pse u braktis, por madhështia  e saj duket se “turbulluar” edhe Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi ishullin misterioz me princin e Monakos, shkruan “MT.com”.

"Unë kam qenë në shumë vende, kam parë shumë gjëra, por kurrë nuk kam parë një gjë të tillë”, u shpreh ai , duke i bërë një sërë pyetjesh historianit që e shoqëronte.

Zbuluar një shekull më parë, kalaja misterioze në Siberinë largët, vazhdon të ‘’mjegullojë’ jo vetëm ekspertët, por edhe udhëheqësit e botës./SYRI.net/