Zv/kryeministrja bullgare: Deklaratat e Ramës, fyese dhe të papranueshme

Pas deklaratave fyese të Edi Ramës ndaj Bullgarisë dhe BE-së ka reaguar edhe zv.lryeministrja bullgare, Kornelija Ninova.

“Deklarata e kryeministrit shqiptar është fyese dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe BE-në”, shkruan në Facebook kryetarja e BSP-së dhe zëvendëskryeministrja e Bullgarisë.

Postimi i plotë:

Deklarata e kryeministrit shqiptar është fyese dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe BE-në.

Bullgaria ka dinjitet dhe mbron interesat e saj kombëtare.

Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se është e turpshme që një vend anëtar i NATO-s të mbajë peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s - Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë në një impotencë të frikshme, është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së.

Ne nuk jemi një turp. Bullgaria ka dinjitet, mbron interesat e saj kombëtare dhe mbështet vlerat evropiane.