Zgjatet paraburgimi për shoferin maqedonas të kamionit ku u gjetën 324 kg kokainë

Gjykata e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatin e qëndrimit në paraburgim për Nazif Ajroskin.

40-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit në qershor të vitit 2021.

Ajrofski po hetohet nga SPAK për “Trafik të narkotikëve”,  në bashkëpunim, “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje veprash nga organizata kriminale”.