Akademia saudite: Kush martohet me 3 gra brenda muajit, të katërtën e ka falas

Profesoresha në Universitetin “Mbreti Abdoulaziz”, Hevazeen Merza, ka propozuar që universiteti të hapë një akademi e cila do të merrej me çështjen e martesës me më shumë se një grua.

Ideja e saj është që akademia të sfidojë meshkujt brenda një muaji. Ata të martohen me tre gra brenda muajit e nëse dëshmohen aftësitë e tij atëherë akademia ia sjell atij dhuratë gruan e katërt brenda 10 viteve, raporton infoelbasani.al.

Këtë ajo e bëri të ditur në programin televiziv “Rotana”, ku shpalosi kushtet për një gjë të tillë. Kusht kryesor ka vendosur që mosha të jetë mbi 25-vjeçare.

Ajo ka thënë se akademia do jetë e hapur për të gjitha gratë që janë të shkurorëzuara apo vajza të pamartuara, e të cilat mund të lajmërohen tek ajo për të proceduar martesën tutje, shkruan ALHURRA TV