", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/June/24/auto_auto_-640-0-62b575b9b383b16560600431656062838.png", "width": 900, "height": 470 } }

INDI - Dasma kthehet në tragjedi/ Dhëndrri qëlloi me armë zjarri, vret gabimisht shokun

Një dasmë u kthye në tragjedi në Indi pasi dhëndëri qëlloi për vdekje shokun e tij gabimisht, pasi qëlloi me armë zjarri në dasmën e tij.

Manish Madheshia qëlloi në ajër dhe plumbi “endacak” vrau shokun e tij të ushtrisë.

Ngjarja ka ndodhur në veri të Indisë.

Policët identifikuan viktimën si Babu Lal Yadav, 35 vjeç.

Pamjet rrëqethëse tregojnë Madheshinë duke u emocionuar kur i jepet arma, para se të qëllojë në festë.

35-vjeçari u rrëzua papritmas në tokë. Yadav u deklarua i vdekur pas mbërritjes në spital.