Zyrtare/ Vllaznia ndan rrugët me mesfushorin 21 vjeçar, ja ku pritet të transferohet

Tashmë është zyrtare, Vllaznia ka mbyllur bashkëpunimin me Uheid Hoxhën.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi shkodran me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, ku falënderon 21-vjeçarin për kontributin e dhënë për në këto dy vite duke i uruar suksese për të ardhmen.

Vlen të theksohet se mesfushori ka arritur para disa ditësh akordin me Teutën, ku do të vijojë dhe karrierën e tij me durrsakët më 4 korrik, atëherë kur dhe është planifikuar të nisë përgatitjet Teuta nën drejtimin e Renato Arapit.