VIDEO-SYRI TV/ Luçiano Boçi: Duhet reagim i shpejtë kundër qeverisë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi foli në 'Çim Peka Live' në Syri TV, për protestën kombëtare të 7 korrikut.

Boçi tha se qytetarët kërkojnë reagim të shpejtë kundër qeverisë.

Ai shtoi se shtatori është larg dhe Rama do degradojë me vendimet arbitrare në kurriz të qytetarëve.

Sipas tij, qëllimi final i protestës duhet të jetë rrëzimi i qeverisë.