‘Futu te dhoma, tani ulu’/ Biden udhëzohet për veprimet më bazike

Nga Joseph A. Wulfsohn, FOX NEWS

Fotot e shkrepura në një takim në Shtëpinë e Bardhë me anëtarët e kabinetit tregojnë udhëzimet specifike të renditura për presidentin Biden.

Të enjten, Biden bëri disa komente në takimin për partneritetin federal ku do flitej për energjinë nga era në det të hapur. Atij iu dorëzua një fletë me pikat kryesore të bisedës, ku ishte edhe një tabelë që tregon sesa të larta janë turbinat e erës në det të hapur në krahasim me monumente të tilla si ‘Empire State Building’ apo Kulla Eifel.

Më vonë ai shfaq me një tjetër kartë shënimesh dhe po lexonte nga njëra anë e saj.

Megjithatë, në anën tjetër të kartës së shënimeve përballë kamerave kishte një listë me udhëzime për presidentin.

Në pikën e parë të shënimeve lexohej: “JU hyni në dhomën Ruzvelt dhe përshëndesni pjesëmarrësit”. “JU uleni në vendin tuaj”.

Në një pikë lexohej: “Shtypni enter”, ose “JU bëni komente të shkurtra” me një shtesë në kllapa që lexonte “2 minuta”. Biden përfundoi duke folur për rreth tetë minuta.

Në pikën e fundit lexohej: “JU falënderoni pjesëmarrësit” dhe “JU largoheni”.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për Fox News se ky është një format shumë standard që përdoret nga politikanët dhe zyrtarët e qeverisë në aktivitete publike.

Hannah Hankins, një ish-zyrtare e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës Obama, tha për Fox News se edhe ai përdorte një format të ngjashëm shënimesh gjatë presidencës së tij.

Kjo nuk është hera e parë që shënimet e Biden bëhen virale. Në mars ai u pa duke mbajtur një kartë ku lexohej: “Pyetje dhe përgjigje të vështira për Putinin” gjatë një konference për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Gjatë një aktiviteti korrikun e kaluar, presidentit iu dorëzua një shënim ku thuhej: “Zotëri, keni diçka në mjekër”.

Biden nuk është presidenti i parë, shënimet e të cilit tërheqin vëmendjen e medias. Në vitin 2018, presidenti Trump u pa duke mbajtur shënime të shkruara me dorë, të cilat përfshinin përgjigje të përgatitura si ‘Të dëgjoj’ gjatë një seance dëgjimore në Shtëpinë e Bardhë me familjet e viktimave të Parkland pas të shtënave masive në shkollën e mesme ‘Marjory Stoneman Douglas’.

Trump gjithashtu kishte shënime të shkruara me dorë që u bënë virale ku thuhej: “Unë nuk dua asnjë ‘quid pro quo’” gjatë gjyqit për shkarkimin në vitin 2019.