Gjykata e Lartë heq kufizimet e armëve në Nju Jork, Biden: Shumë i zhgënjyer

Presidenti amerikan Joe Biden thotë se ai ishte "thellësisht i zhgënjyer" nga vendimi i Gjykatës së Lartë, i cili hoqi kufizimet e armëve në Nju Jork.

Një vendim që e bëri lobin e fuqishëm të armëve NRA të brohoriste dhe të shpallte  "fitoren" duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter:

"Gjykata e Lartë ka vendosur që kufizimet për armët në Nju Jork janë antikushtetuese".

Deri më tani, në shtetin e Nju Jorkut ishte e ndaluar të posedosh armë sulmi, dhe ndërsa ishte e lejuar të kesh një armë zjarri me vete në publik, nuk lejohej të ekspozohej (si për shembull, nuk mund të qarkulloje me një pistoletë të dukshme në një këllëf). 

Me vendimin e Gjykatës së Lartë, këto kufizime tani bien.