Këngëtari në gjendje të rëndë, Rozana i lutet Zotit për xhaxhain: Kemi nevojë për ty

Françesk Radi, një nga këngëtaret më të dashur të publikut shqiptar ,  ndodhet në Reanimacionin Qendror të QSUT-së. Thuhet se kantautori  67-vjeçar ka pësuar një hemorragji cerebrale (gjakderdhje në tru). Bashkëshortja e tij Tefta dhe mbesa Rozana Radi i kanë qëndruar pranë ndërkohë që artistit të njohur, ndërkohë që Rozana ka i ka kushtuar një dedikim , të cilin e ka ndarë në rrjetet sociale.

“Lutem për ty! Zoti do tregohet i mëshirshëm e do të lërë këtu me ne. Është shumë herët për tu larguar. Kemi nevojë në tokë për ty.”- shkruan Rozi bashkangjitur një fotoje ku shfaqet pranë Françesk Radit

Gjendja e këngëtarit të njohur vijon të jetë e rëndë.