Parashikimi i motit për ditën e premte

Vendi do të ndikohet ditën e nesërme nga të njëjtat masa ajrore. Moti parashikohet të nisë i kthjellët me vranësira mesatare kryesisht në veri e verilindje.

Në këto zona do të ketë dhe reshje shiu e shtrëngata lokale. Era do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet e në male.

Valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen
në zona malore 17 deri 32°C
në zona e ulëta 19 deri 36°C
në zona bregdetare 20 deri 34°C