Media e këshilltarit kryesor të Trump: Rama udhëheqësi më i vendosur anti-Trump në Europë

Në shkrimin kushtuar situatës në Shqipëri nga një prej mediave më të mëdha online në SHBA, “Breitbart News”, e cila është themeluar nga Stephan Bannon, aktualisht këshilltari kryesor i presidentit Donald Trump, trajtohet hollësisht edhe roli i Sorosit në klasën udhëheqëse në vendin tonë.

Përveç takimeve të rëndësishme të kreut të opozitës gjatë vizitës së fundit në Washington, një pjesë e mirë e këtij artikulli i kushtohet ndikimit të Xhorxh Soros në Shqipëri dhe lidhjeve të tij specifike, me kryeministrin e Shqipërisë.

Edi Rama etiketohet nga “Breitbart News”, si udhëheqësi më i vendosur anti-Trump në Europë.

Shkrimi i plotë këtu: https://www.syri.net/politike/51525/breitbart-news-media-e-trump-rama-dhe-soros-po-shkaterrojne-shqiperine/