Protesta e 7 korrikut/ Luçiano Boçi: Kishte padurim nga qytetarët, shtatori ishte larg

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi foli në 'Çim Peka Live' në Syri Tv, për protestën e 7 korrikut, kundër abuzimeve me çmimet nga qeveria dhe bordet e saj. 

Boçi tha se qytetarët kërkojnë reagim të shpejtë kundër qeverisë, duke shtuar se shtatori është larg dhe Rama do degradojë me vendimet arbitrare në kurriz të qytetarëve. 

"Ka padurim, ka kërkesë, ne marrim fluks mendimesh. Para dy ditësh deklarove një nga ato lapsuset me dashje që protestat do të jenë në shtator dhe kam marrë qindra mesazhe, pse në shtator, protestat duhet të jenë tani, se shtatori, pa një protestë, do të degradojë edhe më shumë. Politika ka interesin që zemërimi të jetë në pikën maksimale, por nuk ka interesin që të tendoset si zemërim se tek e fundit në momentin që është në pikën maksimale, thirrja e qyterarëve është: ku është opozita? Qeveria është e palëvizshme kur shqetësimi n uk shndërrohet në politikë dhe kur qytetari nuk sheh një alternativë tjetër për zgjidhjen e problemeve të tij. Sigurisht ka ato dyshimet e veta që ne i kemi diskutuar që lidhen me faktorë kohorë, por faktorët kohorë janë dytësorë në rastin kur situata është e tillë, prevalojnë elementët e tjerë. Protestën nuk e shoh vetëm tek pjesëmarrja, por edhe tek mesazhet që jepen në një protestë dhe tek afrimi i kauzave politike me qytetarin", u shpreh Boçi.