Zyrtare/ Ukraina dhe Moldavia marrin statusin e kandidatit për anëtarësim në BE
Udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel në Twitter.
"Një moment historik. Sot shënon një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së", shkroi Michel në Twitter.
Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe fqinji i ngushtë Moldavia kanë lobuar për muaj të tërë për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun 27-anëtarësh.
Aderimi në BE, një proces i ngarkuar politikisht dhe ligjërisht kompleks, mund të zvarritet për vite apo edhe dekada./ REL/