Zoti Rama, kujdesu për impotencën tënde e jo për p*nisin europian!

Pas Jo-së europiane ja çfarë shkruan Rama:

‘Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence!’- 

Por si qëndron e vërteta europiane?

Dje është mbledhur për këtë çështje edhe Parlamenti gjerman. Kontestimet për votën gjermane janë fokusuar te detyrat që i janë lënë Shqipërisë nga pala gjermane.

Deputetët gjermanë i bëjnë thirrje qeverisë gjermane që të arrijë në BE një perspektivë “të shpejtë, të qartë, të besueshme dhe progres të prekshëm” për anëtarësimin e Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë” në BE.

Pavarësisht progresit të madh në dekadat e fundit, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon i paqëndrueshëm, me krim të organizuar, korrupsion dhe gjyqësor të dobët.

Duhen hapa konkrete per antaresimin e Ballkanit perendimor ne EU.

Sipas burimeve të DW në qarqet e grupit parlamentar CDU/CSU, bëhet fjalë pak a shumë për nëntë pika:

– funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese

– miratimi i reformës zgjedhore;

– implementimi i reformës zgjedhore;

– ndjekja penale e gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut;

– ndjekja penale e akuzave për shitblerjen e votave;

– vënia në punë e prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK,

– rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”; 

– përparime në reformën e administratës publike;

– sqarimi përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese i ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Ky është qëndrimi gjerman. Qëndrim politik, ligjor dhe detyrues. Qëndrimi gjerman nuk ka lidhje me "impotencën e frikshme", ndaj dhe njëherë zoti Rama:

Shiko impotencën tënde kronike e mos i qaj hallin palës gjermane se sa i është rritur p*nisi!