‘Berisha, aleati më i mirë i ShBA’/ Kedhi: I vetmi në Ballkan që ka artikuluar një program konservator

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, analisti i Neësmax, Nikola Kedhi ka folur për shkrimin e tij me temë ‘Berisha, aleati më i mirë i ShBA në Ballkan’.

Kedhi ka analizuar se si shoqëria amerikane ka në themel të shoqërisë së saj ato elementë që ish-kryeministri Sali Berisha ka artikuluar në rikthimin e tij të tretë.

Sipas analistit, të gjitha këto elementë, si taksat e ulëta, liritë e individit, familja, prona, siguria kombëtare, janë elementë të konservatorizmit dhe këto jo vetëm që janë në themel të konservatorizmit por shoqëria shqiptare i do këto elementë

Kedhi: Protestat janë gjëja më e shëndetshme e një shoqërie. Është e vonuar dhe dje në takimin me zotin Berisha protesta ishte fjala kryesore.

Kemi parë protesta në forma të ndryshme dhe ka ardhur koha të bëhet një protestë ndryshe ku të mblidhen të gjitha.

Berisha është aleati më i mirë i ShBA në Ballkan e them për arsye se zoti Berisha në këtë rikthim të tretë të tij ka paraqitur para qytetarëve një propozim që nuk e ka bërë më parë dhe është një propozim që ka në themel elementë të shoqërisë amerikane. Të gjitha këto si taksat e ulëta, liritë e individit, familja, prona, siguria kombëtare, janë elementë të konservatorizmit dhe këto jo vetëm që janë në themel të konservatorizmit por shoqëria shqiptare i do këto elementë.

Berisha është aletati më i mirë pasi po artikulon këto elementë të cilët janë në themel të shoqërisë amerikane. Unë nuk po e shoh të artikulohet në asnjë vend tjetër në Ballkan. Kjo tërhoqi edhe një grup të konsiderueshëm njerëzish në foltoret e tij.

ShBA ka pasur gjithmonë prezencën e tyre në Ballkan. Dekadën e fundit kemi parë që kjo prezencë të mos jetë aq sa ne na duhet.