Basha në SHBA, në darkën e Presidentit Donald Trump

Kreu i PD-së Lulzim Basha në vizitën e tij të fundit në SHBA ishte pjesë e darkës së presidentit Donald Trump me senatorët.

“Juristi i shkolluar në Holandë mori gjithashtu pjesëtë martën në darkën e përbashkët vjetore të kongresmenëve dhe senatorëve republikanë, ku Presidenti Trump mbajti fjalën kryesor”, shkruan Breit Bard News.

Basha u takua gjithashtu me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit.

Basha u shpreh se ai beson që Rama është investimi kryesor i George Sorosit në Shqipëri dhe Ballkan.

Basha pohoi se mbështetja e tij për Presidentin Trump e kanë bërë shënjestër të përbaltjes nga organizata e Sorosit: “Jam sulmuar ashpër nga ai e njerëzit e tij dhe gjithashtu nga media ndërkombëtare sepse jam mbështetës i Trumpit.”

Shkrimi i plotë këtu: https://www.syri.net/politike/51525/breitbart-news-media-e-trump-rama-dhe-soros-po-shkaterrojne-shqiperine/