", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/June/23/auto_FOTO751655988353.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Gareth Bale zgjedh ekipin ku do transferohet

Aventurës së Gareth Bale me klubin spanjoll i ka ardhur fundi.

Sulmuesi i djathtë fitoi 5 Champions League dhe shumë trofe të tjerë gjatë sezoneve të kaluara në “Santiago Bernabeu” me Realin.

Disa klube të ndryshme janë përfolur gjatë këtyre viteve për të ardhmen e kapitenit të Uellsit, si Roma, Newcastle apo disa klube amerikane.

WalesOnline shkruan se 32-vjeçari do të rikthehet në shtëpi. Bale e ka ndarë mendjen për të veshur fanellën e Cardiff City.

Ekipi uellsian garën në Championship dhe pas një sezoni zhgënjyes shpreson të rikthehet në Premier League, elitën e futbollit anglez.

Bale dhe Uellsi do të luajnë në Botërorin Katar 2022, aty ku do të kenë rivalë Anglinë, SHBA dhe Iranin në grupin B.