Festa që mund të kthehej në tragjedi, fotografja e klubit humb ekuilibrin dhe...

Pasi Girona siguroi rikthimin në La Liga, klubi katalanas nisi festën.

Elita iu mungonte prej tre vitesh dhe më në fund skuadra fitoi të drejtën e një xhiro me autobus të hapur në rrugët e qytetit.

Megjithatë, festa për pak mund të ishte shndërruar në një tragjedi, nëse nuk do të ishte mbrojtësi Arnau Martinez. Ky i fundit, ia doli të shpëtojë fotografen e skuadrës, Nuri Marqui e cila rrezikoi të binte nga autobuzi pasi humbi ekuilibrin.

Për fat të mirë, mbrojtësi i datëlindjes 2003 që ishte vendimtar me një gol në ndeshjen finale ndaj Tenerife, u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të shpëtuar fotografen dhe për të merituar më pas titullin; Hero!