I vodhi bashkëshortit 28 milion lekë, arrestohet 41-vjeçarja

Një 41 vjeçare është arrestuar nga policia pasi akuzohet se i ka vjedhur lekë bashkëshortit të saj.

Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke treguar se i ishin vjedhur një sasi lekësh prej gati 28 milion të vjetra.

Nga hetimet e kryera, policia ka arrestuar bashkëshorten me inicialet A.N pasi ajo i vidhte lekët për t'ua dhënë të afërmve të saj.

Ngjarja është rregjistruar në fshatin Voskopojë.