Dy të ndaluar për masakrimin e të riut italian në Alatri, po kontrollohen kamerat

Po përparojnë hetimet për vrasjen e të riut Italian Emanuele Morganti, 20-vjeçarit që u rrah pasi doli nga një lokal në Alatri dhe vdiq pas dy ditësh agonie.

Sipas burimeve, së paku dy persona janë ndaluar nga nëntë të dyshuar. Nuk jepet identiteti i tyre.

Edhe imazhet e kamerave janë duke marrë si provë nga hetuesit për të identifikuar autorët e rrahjes që ndodhi natën mes të premtes dhe të shtunës në Alatri, rrahjen brutale që shkaktoi vdekjen e Emanuele Morganti-t që po mbronte të dashurën nga një grup të rinjsh italianë dhe të huaj.

Kryetari i komunës Alatri, Giuseppe Morini, ka bërë një apel publik për të inkurajuar ata që dinë të vërtetën dhe për të bashkëpunuar me drejtësinë që mënyrë që përgjegjësit të identifikohen. Alatri nuk duhet të heshtë.  Jashtë atij lokali, tha ai, kishte shumë persona, por askush nuk i ndaloi agresorët ose atë barbari të tmerrshme dhe kjo është e tmerrshme, - shtroi kreu I komunës./Syri.net