Ja si dukej ‘Allianz Arena’ në nder të Sadio Mane

Bayerni është bërë më i fortë këtë javë pas transferimit nga Liverpool të Sadio Mane.

30-vjeçari Mane u bë zyrtarisht lojtar i Bayernit të mërkurën pasi nënshkroi një kontratë deri në vitin 2025. Klubi bavarez është i kënaqur me punën e bërë dhe tifozët janë euforikë për një arsye.

Senegalezi është një futbollist fantastik dhe sezonin e kaluar ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 51 ndeshje. Nga ana e tij, Allianz Arena pati një pamje të veçantë gjatë natës, “fasada e saj ndriçuese”, e cila mundëson ndryshimin e ngjyrës, këtë herë ishte e kuqe, ndërsa mbi të ishte shkruar emri i lojtarit të ri.