FOTO/ Kjo modele 61-vjeçare do t’ju befasojë

Është 61 vjeç, por një personazh që tregon se mosha është thjesht një numër. Yazemeenah Rossi është një prej atyre njerëzve të jashtëzakonshëm që i ka treguar të gjithë botës se supermodele nuk mund të jenë vetëm vajzat e reja. Madje, të gjitha ato duhet ta admirojnë atë.

Yazemeenah Rossi është 61 vjeç, por asgjë nuk e ka penguar për të qenë pjesë e një fushate për reklamimin e rrobave të banjës.

Qëllimi i kësaj fushate dhe i dizajnerëve ishte të shmangnin sa më shumë hiperseksualizimin që ka pushtuar këto lloj fushatash vitet e fundit, për t’i vënë theksin bukurisë natyrale.