Ish-mbrojtësi i Milanit kujton episodin e shëmtuar: I gjuajtja Shevçenkos me shpullë, jam penduar

Andri Shevçenko është një nga figurat më historike të botës së sportit.

Legjenda e Milanit gjatë viteve të karrierës së tij ka ndarë fushën me shumë futbollistë të tjerë, me të cilët ka kaluar episode të ndryshme siç është dhe raste me ish-shokun e skuadrës te Milani, Hoze Shamot, që dikur i dha një shpullë.

Ka qenë vetë ish-futbollisti që në një intervistë për “TNT” ka rrëfyer episodin me Shevçenkon për të cilin ka theksuar se pendohet ende kur e kujton.

“Një herë jam zënë me Shevçenkon kur ishim te Milani sepse nuk po kthehej në mbrojtje për të na ndihmuar. Ai më kërkoi shpjegime, por unë thjesht ja ktheva me një shpullë. Do të pendohem gjithë jetën për atë vendim”, u shpreh Shamot.