‘Front i përbashët veprimi’/ Berisha: Ky është një regjim i kalbur! Bashkimi ynë e rrëzon

Në tryezën e zhvilluar me Shoqërinë Civile, kryetari i PD-së Sali Berisha ka theksuar se e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë regjim që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri është një bashkim mes të gjitha partive politike opozitare dhe krijimin e një fronti të përbashkët për të ndërvepruar mes tyre.

Sipas Berishës, ky është një regjim i pasur por ky është një regjim i kalbur. I kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë.

Berisha: Unë rrugë të vetme dhe të sigurtë për tu përballur me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare. Krijimin e një fronti të përbashkët me shoqërinë civile dhe partive të tjera opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën. Vërtet ky është një regjim i pasur por ky është një regjim i kalbur. I kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë.