I kanë lënë pas mëritë? Kim habit me veprimin ndaj Kanye

Kim Kardashian dhe Kanye West mund të mos jenë më të martuar, por ata janë ende partnerë në biznes. Kim po sjell linjën e saj të kujdesit të lëkurës “Skkn by Kim”, dhe zbuloi më shumë rreth kësaj ideje duke sjellë një vështrim të brendshëm që në fillimet e markës.

Ajo tha se kjo nuk mund të bëhej pa ish-in e saj, Kanye, pasi ishin idetë e tij që formuan brandin.

Procesi krijues nuk do të kishte qenë i plotë dhe unë gjithmonë i jap meritat atje ku duhet, tha ajo duke ju referuar reperit.

“Ai solli ekipin e tij dhe ne dolëm me emrin e ri e cila ishte në fakt ideja e tij. Dhe format e paketimit ishin të tijat, madje edhe fonti që ai bëri, njësoj si Skims”- u shpreh ajo.

Mesa duket dyshja kanë arritur ti lënë anash mosmarrëveshjet që solli divorci.

Vitin e kaluar, Kardashian njoftoi se do të mbyllte të dyja faqet e saj të “KKW Beauty” dhe “KKW Fragrance” dhe do të ri-emëronte të dyja linjat, me shumë spekulime se ajo donte të fshinte “W” nga emrat e kompanive të saj mes divorcit të saj nga West, me të cilin ajo ka katër fëmijë.

Kim u shpall ligjërisht beqare në mars, dhe hoqi mbiemrin e saj e martesës nga llogaritë e saj në mediat sociale. Ajo tani shijon romancë me Pete Davidson dhe duket mjaft e lumtur.