Shqipëria merr 90 milionë euro kredi: 30 milionë për energjinë, 30 për kredinë, 30 për emergjencat

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj njoftoi sot se është kaluar një draft marrëveshje me Italinë për një shumë prej 30 milion eurosh për përmirësimin e rrjetit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë.

Ahmetaj mes të tjerash u shpreh se në javët që vjen do të pasohet me një tjetër kredi prej 30 milion eurosh, për sektorin e bujqësisë, kryesisht tek peshkimi, njofton Abcnews. Po ashtu Ahmetaj ka njoftuar një 30 milion eurosh tjetër, kredi që sipas tij do të shkojë, për mirëmbajtjen dhe rifreskimin e flotës së emergjencave civile.

“Një shumë prej 30 milion eurosh për rrjetin e energjisë elektrike në veriun e Shqipërisë. Pjesë e angazhimit prej 90 milion euro kredi. Do pasohet me 30 milion tjetër për kredi për peshkimin dhe 30 milion tjetër për rifreskimin për flotën e emergjencave civile.” tha Ahmetaj.