Ukraina nis sulmet në Ishullin e gjarpërinjve

Ushtria e Ukrainës është shprehur se ka nisur sulme ajrore në ishullin Zmiinyi, i njohur gjithashtu si ishulli i gjarpërinjve, duke shkaktuar "humbje të konsiderueshme" për forcat ruse.

Në një video të postuar në Facebook, komanda operative jugore e ushtrisë tha se kishte përdorur "sulme të synuara me përdorimin e forcave të ndryshme" në ishull.

''Ishullit Zmiinyi iu dha një goditje e përqendruar me përdorimin e forcave dhe metodave të ndryshme të shkatërrimit. Trupat ruse të vendosura në ishull morën humbje të konsiderueshme. Operacioni ushtarak vazhdon' thuhet në video e publikuar në Facebook.

Ndërsa Moska pretendoi se zmbrapsi sulmin "e çmendur" të Ukrainës.

Në një përditësim të postuar në kanalin e saj Telegram, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha:

''Më 20 qershor në orën 5 të mëngjesit, regjimi i Kievit ndërmori një tjetër përpjekje të çmendur për të zotëruar ishullin e gjarpërinjve. Kjo është një tjetër 'fitore' e rreme e ushtrisë ukrainase''.

Ministria e jashtme ruse tha se 15 dronë sulmues dhe zbulues ukrainas morën pjesë në sulmin ajror, ndërsa raketat qëlluan në ishull, 13 dronë u rrëzuan.