Grekët duan të marrin Syrin e Kaltër? Gazetari: Ka marrëveshje mes palëve prej kohësh, kostoja 15 mln €

Gazetari Edmond Guri komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv një marrëveshje që po përgatitet mes Greqisë dhe Shqipërisë për të transferuar ujin e burimit të Syrit Të kaltër drejt vendit fqinj.

Guri tha se ka një sërë artikujsh që e riprodhojnë vazhdimisht këtë lajm. Ai theksoi se ka një marrëveshje mes dy palëve të pushteteve lokale prej kohësh.

"Bëhet fjalë për një bisedë dy palëshe të pushteteve lokale të Korfuzit dhe Sarandës."-deklaroi Guri.

Më tej ai theksoi se gazetarët e palës greke thonë se marrëveshja ka përparuar madje është dakordësuar që palët do ndërtojnë tubacionin në territorin e tyre.

“Në palën greke përllogaritet kosto 12-15 milionë euro ndërsa pala shqiptare kanë sipas burimeve të mediave greke janë dakordësuar të ndërtojnë tubacionin që do kalojë ujin e pijshëm të Syrit të Kaltër në ishullin e Korfuzit."-deklaroi gazetari.