Talenti shqiptar shënon golin e vetëm për Gjermaninë kundër Zvicrës

Zvicra U-20 ka mposhtur 2:1 Gjermaninë në një ndeshje miqësore të zhvilluar sonte.

Golin e vetëm për kombëtaren e Gjermanisë e shënoi talenti me prejardhje nga Kosova, Arianit Ferati.

Mesfushori 19-vjecar shënoi për rezultatin 2:1 në minutën e 79-të derisa hyri në lojë në pjesën e dytë. Ferati  është futbollist i Hamburgut, ekip që e ka huazuar në Fortuna Dusseldorf.